Gjendja e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale

Aktuale

Gjendja e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

175 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 103 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Numri më i madh i pacientëve po trajtohen në Klinikën Infektive, gjithsej 55. 45 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, 7 në Klinikën e Anestezionit dhe 8 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Image
Tabela

Sipas njoftimit, 6 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 6 në CPAP, ndërsa 107 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat