Abazi: Kjo foto  duhej të tmerronte gjithsecilin, që ka zhytur duart në xhepat e qytetarit dhe shtetit

Aktuale

Abazi: Kjo foto  duhej të tmerronte gjithsecilin, që ka zhytur duart në xhepat e qytetarit dhe shtetit

Nga: D.B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:08
Protesta e 29 shtator 2018

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Abazi përmes një postimi në facebook, ka thënë se injorimi i qytetarëve dhe vullnetit të tyre si votues nga kapësit e shtetit ka një drejtim: rritjen e mëtutjeshme të LVV, forcimin e besimit se interesi kombëtar do të triumfojë, shqiptarët nuk do t’i lëshojnë trojet e veta, dhe se keqbërësit e faqezinjtë do ta gjejnë fatin e tyre.

Ai ka thënë se kjo foto do të duhej të tmerronte gjithsecilin që ka zhytur duart në xhepat e qytetarit dhe shtetit.

Postimi i plotë:

Injorimi i qytetarëve dhe vullnetit të tyre si votues nga kapësit e shtetit ka një drejtim: rritjen e mëtutjeshme të LVV, forcimin e besimit se interesi kombëtar do të triumfojë, shqiptarët nuk do t’i lëshojnë trojet e veta, dhe se keqbërësit e faqezinjtë do ta gjejnë fatin e tyre.

Kjo foto do të duhej të tmerronte gjithsecilin që ka zhytur duart në xhepat e qytetarit dhe shtetit. Më 29 shtator 2018 ishin kaq, lum i pafund e të gjithë bashkë, sot është një oqean, shqiptarët me 6 Tetor 2019 anekënd botës u përcaktuan që nuk duan të udhëhiqen nga një qeveri kuislingë, ilegale dhe instrument i Serbisë, qeveri e masave të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat