Publikohet foto kur LDK “çmontonte” të gjitha partitë krejt bashkë

Aktuale

Publikohet foto kur LDK “çmontonte” të gjitha partitë krejt bashkë

Nga: N. H Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:01
Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe ish-nënkryetarit i LDK-së, Kolë Berisha.

Visar Berisha, djali i Kolë Berishës, ish-nënkryetarit të LDK-së e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka publikuar një foto të rrallë.

Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar fotografi nga zgjedhjet e pasluftës kur LDK ishte e pamposhtur.

Në këtë foto shihet presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe ish-nënkryetarit i LDK-së, Kolë Berisha.

Përveç Rugovës e Berishës, në këtë foto shihet edhe Edita Tahiri, dikur zyrtare e lartë e kësaj partie.

“Kur viheshin themelet...”, shkruan Visar Berisha, djali i Kolë Berishës në Facebook.

Kujtojmë se në zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, në vitin 2001 Lidhja Demokratike e Kosovës doli bindshëm e para, duke fituar 45.65% të votave, apo 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës. E rivali i saj kryesor, PDK-ja e Hashim Thaçit atëbotë dilte e dyta me 25.70% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat