S’ndalen përplasjet LDK-AAK, deputeti i Haradinajt kritikon kryeministrin Hoti

Aktuale

S’ndalen përplasjet LDK-AAK, deputeti i Haradinajt kritikon kryeministrin Hoti

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:30
Ilustrim, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka kërkuar sqarime nga kryeministri Avdullah Hoti duke thënë se fermerët që protestuan sot para qeverisë janë gjobitur me nga 200 euro.

Gazmend Syla në Facebook ka thënë se Hoti duhet të tregojë a është kryeministër edhe i këtyre fermerëve.

Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës. z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur”, ka thënë deputeti i AAK’së.

Image
Protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat