Tomë Gashi publikon një deklaratë të Nasim Haradinajt ku shprehet ashpër: “Nuk e njoh këtë gjykatë” – ja pyetja publike e avokatit

Aktuale

Tomë Gashi publikon një deklaratë të Nasim Haradinajt ku shprehet ashpër: “Nuk e njoh këtë gjykatë” – ja pyetja publike e avokatit

Nga: N. H Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:03
Nasim Haradinaj

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke akuzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, se një prej rezultateve që këta të fundit i sollën shtetit të Kosovës është se i sollën vendit katër lloj policësh.

Ai shprehtë i habitur se si është e mundur që në një shtet të pavarur edhe të arrestojnë edhe të akuzojnë dhe të gjykojnë të huajt.

Gashi gjithashtu ka publikuar edhe një deklaratë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj, i cili në paraqitjen e tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tha po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

Kundër Nasim Haradinajt nuk është ngritur asnjë aktakuzë por Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se këtë do ta bëjë së shpejti.

Ja shkrimi i Gashit:

Një prej rezultateve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që votuan Gjykatën Speciale.

Kosova shtet i pavarur me 4 lloj policish në territor të vet.

1.Policia e Kosovës
2. Policia e Eulexit
3.Policia e Prokurorisë speciale në Hague/ SPO/
4. Rojet e urës në Mitrovicë dhe veri të Kosovës made in Serbia

Si është e mundshme në një shtet të pavarur edhe të arrestojnë edhe të akuzojnë dhe të gjykojnë të huajt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat