Si është e mundur që Thaçi të dekorojë me “Medalje Presidenciale” një bashkëpunëtor të Serbisë!?

Aktuale

Si është e mundur që Thaçi të dekorojë me “Medalje Presidenciale” një bashkëpunëtor të Serbisë!?

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:41
Sllobodan Millosheviq, Jovica Stanishiq, Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi - Foto ilustrim

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj ka reaguar ndaj deklaratës së Baton Haxhiut, i cili e ka mbrojtur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.

Mazrekaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se si është e mundur që një bashkëpunëtor i Serbisë, të mbron drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin nga Specialja?

Mazrekaj gjithashtu ka pyetur se si është e mundur që një President, në këtë rast Thaçi, ta dekoron një bashkëpunëtor të Shërbimeve të huaja, në këtë rast Serbisë, Baton Haxhiun, me “Medaljen Presidenciale”?

Shkrimi i plotë:

Si është e mundur që bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit i njohur si udhëheqës i shërbimeve sekrete serbe, ku edhe udhëhoqi aksionin e kriminelëve serbë për të vrarë e masakruar familjen Jashari në Prekaz, Baton Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv, ka mbrojtur drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.

Kjo nuk është çudia e vetme. Një çudi më e madhe ka ndodhur edhe kur Hashim Thaçi – një njeri i luftës së UÇK-së, ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”.

Si është e mundur që, Presidenti i një vendi të dekoron me Medalje, një njeri – bashkëpunëtor të Shërbimeve armiqësore të vendit të tij.

Paramendojeni se çfarë do të kishte me ndodhur në Izrael, që një lider shteti, apo President të dekoronte pas luftës së dytë botërore një bashkëpunëtor të Hitlerit.

Si i toleron vallë, populli këto tradhti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat