Skandaloze, profesori tregon se ku u përgatit skenari me dosjet: Ky ishte qëllimi

Aktuale

Skandaloze, profesori tregon se ku u përgatit skenari me dosjet: Ky ishte qëllimi

Nga: P.R Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:08
Aksioni nga Gjykata Speciale te OVL e UÇK-së

Kosova është tronditur së fundi me skandalin e dosjeve të Gjykatës Speciale të cilat u dërguan në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë.

E pikërisht këto dosje, quan në arrestimin e krerëve të OVL-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët akuzohen nga Specialja për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

Që të dy këta janë paraqitur para Prokurorit të Speciales, duke mohuar akuzat me të cilat I ngarkon Gjykata.

Por profesori i njohur, doktor Enver Byyçi, në një prononcim të tij, ndër tjerash ka treguar se ku është përgatitur skenari me dosjet në zyrat e OVL-së.

“Gjykoj se çdo përpjekje e politikanëve me pushtet për të penguar procesin e hetimit dhe ndëshkimit të këtyre krimeve është akt jo qytetar, jo demokratik, jo serioz dhe i dëmshëm për vetë shtetin e Kosovës dhe imazhin e tij në bashkësinë ndërkombëtare. Dërgimi i dosjeve hetimore me mijëra faqe në zyrat e Shoqatës së Veteranëve të Luftës ishte një provokim i planifikuar në Beograd dhe i mirëseardhur nga disa drejtues të lartë të shtetit të Kosovës. Qëllimi ishte që të ndizen gjakrat e ish-luftëtarëve të UÇK-së. Të njëjtin qëllim kishte edhe politizimi i akuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi, kur ai dhe Edi Rama u kujtuan ta mbrojnë luftën e UÇK-së, ndonëse para Aleksandër Vuçiç rrinin si pula të lagura dhe nuk e mbrojtën asnjëherë luftën e drejtë të UÇK-së!”, thekson doktor Bytyçi.

Ai ka thënë se qëllimi ishte që të arrihej tensionimi i situatës në Kosovë dhe shpërthimi i dhunës,

“Pra, retorika se me arrestimin e disa eksponentëve të luftës në Kosovë, përfshirë Hashim Thaçin dhe këta që u arrestuan, nuk kishte e nuk ka për qëllim mbrojtjen e kësaj lufte. Qëllimi ishte nxitja e një lloj kryengritjeje, rrëmuje dhe anarkie, si ajo e 17-18 marsit 2004, dhe pas kësaj t’i shpëtohej hetimit dhe ndëshkimit nga ana e Gjykatës Speciale. Është bërë njoftimi se do të bëhen protesta. Nëse ato shndërrohen në protesta të dhunshme, atëherë duhet ditur se gjithçka zhvillohet nën regjinë e Beogradit, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet destabilizimi i situatës në Kosovë”, deklaron ndër tjerash Bytyçi, prononcimin e të cilit mund ta gjeni të plotë duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat