Eksperti i sigurisë flet për luftën Speciale të Serbisë: Kjo ishte dëshira ekskluzive e Ivica Daçiqit

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për luftën Speciale të Serbisë: Kjo ishte dëshira ekskluzive e Ivica Daçiqit

Nga: P.R Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:58
Ivica Daçiq

Eksperti dhe njohësi i sigurisë në Kosovë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me luftën speciale që Serbia po vazhdon ta bëjë ndaj Kosovës, duke përmendur edhe me emra rastet kur ndodhi një gjë e tillë.

Kajtazi ka shkruar se tërheqja e Çitakut dhe Sahatqisë nga përfaqësimi i Kosovës në SHBA, ishte kërkesë e Ivica Daçiqit.

“Gjithashtu, heqja Vlora Çitakut dhe e Teuta Sahtqija nga përfaqësimi diplomatik në SHBA, ishte dëshirë ekskluzive e Daqiqit. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj loje pa vetëdije le të reflektojnë, kurse të gjithë ata që e kanë bërë me vetëdije le të vazhdojnë, me paratë e Serbisë le t'i mbajnë familjet e tyre”, shkruan ndër tjerash Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Se sa është e atakuar Kosova nga Lufta Speciale (apo hibride me të renë) e shërbimeve inteligjente serbe, mund të nxirren përfundime nga retrospektiva e afërme.

Rast tipik është presidentja Atifete Jahjaga: Fakti se ajo ishte një person i përkryer i prezantimit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, fakti se ajo e ngriti ne kauze çështjen e dhunimit sistematik te grave shqiptare te organizuar nga strukturat shtetërore serbe, ajo u be objektiv i sulmit masiv te shërbimeve inteligjente serbe.

Procesi i pengimit të afirmimit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shmangja e prezantimit të vërtetës për dhunimet dhe barbarinë e strukturave shtetërore serbe ndaj civilëve shqiptarë janë objektiv i politikes serbe.

Këtë objektiv për një kohë të shkurtër ja arriti t'i thyejë me elekuence Presidentja Atifete Jahjaga.

Për këtë, shërbimet inteligjente serbe, përmes gazetarëve, opinionisteve dhe politikanëve të caktuar, organizoi sulm masiv ndaj presidentes.

Gjithashtu, heqja Vlora Çitakut dhe e Teuta Sahtqija nga përfaqësimi diplomatik në SHBA, ishte dëshirë ekskluzive e Daqiqit.

Të gjihtë ata që kanë qenë pjesë e kësaj loje pa vetëdije le të reflektojnë, kurse të gjithë ata që e kanë bërë me vetëdije le të vazhdojnë, me paratë e Serbisë le t'i mbajnë familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat