Dobruna: Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, ja kush është ai

Aktuale

Dobruna: Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, ja kush është ai

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:25
Sokol Dobruna

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, është intervistuar nga Gjykata Speciale dy vite më parë si i dyshuar.

Dobruna për herë të parë ka folur rreth këtij intervistimi nga Specialja dhe ka bërë me dije se çfarë e kanë pyetur prokurorët e Dhomave të Specializuar.

Ai ka deklaruar se është intervistuar si i dyshuar në lidhje me ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi, të cilin dikur e kishte urdhëruar me pushkatim.

Dobruna ka thënë se të gjitha pyetjet kanë qenë rreth anëtarit të AAK’së, Blerim Kuçi.

“Për çështjen e Blerim Kuqit, krejt është sjellë për atë”, ka thënë shkurt Dobruna duke deklaruar se është i dyshuar.

“Veç për veti rreth vetvetes kam folur, për askënd tjetër”, tha Dobruna.

Kujtojmë se gjatë luftës, Dobruna kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, me pretekstin se ai kishte dezertuar gjatë luftës duke ikur nga UÇK’ja.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës para disa viteve.

Kujtojmë se Specialja deri tani ka arrestuar tre persona, Salih Mustafa – “Cali”, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat