Ja pse Ahmet Krasniqi deshi t’ia jap pozitën e ministrit Adem Demaҫit

Aktuale

Ja pse Ahmet Krasniqi deshi t’ia jap pozitën e ministrit Adem Demaҫit

Nga: H.O. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:15
Adem Demaҫi

Koloneli Ahmet Krasniqi ishte i gatshëm t’ia jepte pozitën e ministrit, Adem Demaҫit. Këtë e ka deklaruar bashkëpunëtori i kolonelit, Skender Zogaj. Ai në një intervistë dhënë për “Bota sot”, thotë se Kolonel Krasniqi këtë qëndrim të tij e ka theksuar edhe në Osllo.

“Bota sot”: Ju keni deklaruar se Ahmet Krasniqi ishte i gatshëm t’ia jap pozitën e ministrit Adem Demaҫit. Pse pikërisht atij?

Zogaj: Po, unë kam deklaruar sepse jam dëshmitari, që Koloneli e ka theksuar Adem Demaçin për ministër të mundshëm, ndërsa ka insistuar që ta ketë vetëm komandimin e forcave të armatosura, që ishte fahu profesional i tij. Dhe jo vetëm fjalë, këtë e ka theksuar edhe në takimin në Osllo, ku ka kërkua unifikimin ushtarak dhe marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive! Përcaktimi për Demaçin është mbështetur nga konsiderata për vuajtjet, por edhe sepse, Demaçi në atë ditë nuk zgjidhte mënyrë as mjete për t'u faktorizuar në kupolën e luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat