Pas deklaratës së Haradinajt që nuk njeh Specialen, vjen reagimi nga profesori

Aktuale

Pas deklaratës së Haradinajt që nuk njeh Specialen, vjen reagimi nga profesori

Nga: M.H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:01
Nasim Haradinaj para Speciales në Hagë

Gjatë ditës së djeshme ka qenë i intervistuar nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale.

Haradinaj gjatë intervistimit u shpreh që nuk njeh Specialen dhe se nuk do të flasë, transmeton “Bota sot”.

Në lidhje me këtë ngjarje profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi përmes një postimi në facebok ka reagur duke u shprehur që nuk mbrohet UÇK-ja me këso fjalsh të mosnjohjes të Speciales.

Mehazi tutje thotë që asnjëhere nuk shuhet respekti dhe kontributi i juaji për luftën mirëpo nuk mund të iu drejtoni Speciales që nuk e njihni sepse ajo është legjitime pasi është krijuar nga vet deputetët e Kosovës.

S'është mençuri, po budallakia më e madhe të thoni se nuk e njihni këtë Gjykatë, përfundon Mehazi.

Postimi i plotë

Nuk mbrohet vetja e UÇK-ja, i nderuar Nasim Haradinaj, me kësi fjalë mosnjohje të Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj thotë se: "Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh këtë gjykatë". Respekt për kontributin tuaj luftarak e kombëtar, po kujdes se Gjykata Speciale s'ka të bëjë me urdhëra komanduese luftarake, po për të mbrojtur veten dhe miqtë e luftëtarëve të UÇK-së. Nuk jeni në selinë e zyrës së veteranëve të UÇK-së për të ju thënë miqve këto fjalë refuzuese, po para Gjykatës Speciale që është krijuar nga vet gishtat pro të deputetëve të Kosovës, prandaj s'është e vërtetë se Gjykatën që se njihni ju s'është legjitime e jo kushtetuese. Nuk mbrohet vetja e UÇK-ja, i nderuar Nasim Haradinaj me kësi fjalë mosnjohje të Gjykatës Speciale, po me fakte e argumente të fuqishme të mbroni vlerat tuaja e të ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
S'është mençuri, po budallakia më e madhe të thoni se nuk e njihni këtë Gjykatë që ushqehet nga ligjet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat