Dekorata e Thaçit ndaj Haxhiut, reagon profesori, kështu e quan atë

Aktuale

Dekorata e Thaçit ndaj Haxhiut, reagon profesori, kështu e quan atë

Nga: A.Morina Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:20
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pasi ky i fundit e ka dekoruar  me “Medalje Presidenciale”, gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiu.

Gazetari Haxhiui i ka dal në mbrojtje, Presidentit të Kosovës lidhur me aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Bytyçi reagoi ashpër duke e quajtur President “serb” të Kosovës, Thaçin dhe Haxhiun kontribues për ndarjen e Kosovës.

"Unë mendoj se një mirënjohje për kontributet e Baton Haxhiutpër ndarjen e Kosovës është shumë pak. Presidenti "serb" i Kosovës duhej ta nderonte zotin Haxhiu me dekoratën e "Heroit të popullit dhe shtetit të Serbisë"!", u shpreh Bytyçi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Presidenti i Kosovës ka dekoruar Baton Haxhiun me medalje presidenciale të mirënjohjes.

Po mirënjohje për cfarë? Për atë se Batoni ishte kontributori kryesor në lidhjet midis Thaci-Rama-Vucic, me qëllim shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës. Unë mendoj se një mirënjohje për kontributet e Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës është shumë pak. Presidenti "serb" i Kosovës duhej ta nderonte zotin Haxhiu me dekoratën e "Heroit të popullit dhe shtetit të Serbisë"!

Por meqenëse këtë dekoratë nuk ia dha Thaci, pritet që në javët e muajt e ardhshëm atë t'ia akordojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic. Kryeministri Rama do t'ia sugjerojë zotit Vucic këtë në takimin e ardhshëm që ata do të bëjnë nga gjatë tetorit, për të përkujtuar 4 vjetorin e promovimit të librit "Kurbani" në gjuhën serbe në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat