​Protestojnë punonjësit teknikë të ShSKUK-së dhe QKUK-së, paralajmërojnë bojkot të punës

Aktuale

​Protestojnë punonjësit teknikë të ShSKUK-së dhe QKUK-së, paralajmërojnë bojkot të punës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:14

(E plotësuar) - Për të dytën herë dhjetëra punonjës teknikë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mostrajtim të barabartë me punëtorët tjerë. Ata mëngjesin e së mërkurës, përmes protestës kanë kërkuar nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë që të realizojnë premtimin e tyre, për pagesat shtesë prej 300 euro. Ata këtyre të fundit u kanë dhënë kohë deri të hënën, në të kundërtën thonë se do të vazhdojnë me protesta, madje edhe me bojkot të punës.

Tash e më shumë se 20 vjet, Nezir Sopi punon si vozitës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Ai thotë se kurrë nuk ka qenë më i rrezikuar se tani, kur kanë bartur me qindra persona të infektuar me COVID-19. Megjithatë, ai po shprehet i zhgënjyer se si shteti nuk arriti t’ua jap shtesat prej 300 euro.

Sopi: Këtu janë qindra persona me COVID-19 që vozitësit i kanë bartur

“Këtu janë qindra COVID-a, vozitësit që i kanë bartur. Dhe kemi shërbyer në Klinikën Emergjente, Pulmologji, Dermatologjinë, Infektiven, Sallën Sportive, Neurologjinë. Natë e ditë pa ndërprerë. Vetëm një vozitës i emergjencës ka bërë shërbimet e të gjitha klinikave dhe rastet tjera”, është shprehur ai.

Përfaqësuesi i administratës, Kastriot Gjoshi theksoi se janë rreth 2000 persona të cilët janë diskriminuar në këtë pagesa. Madje, ai tha se kanë informacione që shumë prej tyre janë ndaluar nga ShSKUK që të mos bashkohen sot në këtë protestë. Ndërkohë që ai kërkoi edhe nga ushtruesi i detyrës të drejtorit të këtij institucion, Valbon Krasniqi që t’ua lirojë rrugën.

Gjoshi: Disa prej tyre kanë lënë mbledhje në ora 10:00 që asnjëherë më parë nuk ka ndodhë

“Kemi informacione se disa drejtues të ShSKUK-së kanë bërë thirrje kompanive të sigurimeve dhe të pastrimit që mos me vazhdua, me ardh në protestë edhe me bojkotua. Disa prej tyre kanë lënë mbledhje në ora 10:00 që asnjëherë më parë nuk ka ndodhë. Kjo është shumë e vërtetë. Po nëse don me na u bashkangjitur në protestë, urdhëro më andej, lirona rrugë”, ka thënë ai.

Gjoshi ndër tjera tha se tha se sot po protestojnë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin qe sipas tij po bën menaxhmenti.

Gjoshi: Këtë shumë e kanë premtuar kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë

"Të gjithë janë në dijeni se ne personeli mbështetës të cilët jemi të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, siç janë: administrata, recepsionistet, IT, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, bocmanët, bartësit e pacientëve, shërbimet teknike, higjienistët dhe kategoritë tjera, çdo dite kanë qenë të rrezikuar dhe ende janë me përballjen me Covid-19 dhe të gjithë këta te apostrofuarit me lartë nuk janë përfitues të shumës prej 300 euro të cilën e kanë premtuar publikisht nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj", tha ai.

Ai kërkoi që të trajtohen barabartë si pjesa tjetër e stafit të ShSKUK-së, në të kundërtën nëse nuk ndërmerret diçka deri të hënën, do të bojkotojnë punën.

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se janë në bashkëbisedim me qeverinë edhe me ministrin e Shëndetësisë që do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që të gjithë punonjësit të përfshihen në këtë pagesë shtesë prej 300 euro.

Krasniqi: Ekziston vullnet dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë

“Këto protesta në këtë moment nuk janë në një mënyrë ose tjetër të panevojshme, për faktin se ne jemi thellë të bindur dhe jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë punonjësit të marrin këtë pagë prej 300 euro. Dhe unë pres që qeveria të reflektojë mbi këto kërkesa. Ekziston vullnet dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Unë ju bëj thirrje që të na i leni neve kohën në dispozicion, sepse ne jemi shumë më shumë të angazhuar që kjo të ndodhë. Dhe ju siguroj që nuk do të ndalemi për asnjë moment, derisa të sigurohemi që gjithë punonjësit të marrin pagesat e tyre”,theksoi ai.

Në përkrahje të punonjësve teknikë, doli edhe mjeku në Qendrën Emergjente të QKUK-së Avdush Bajgora, ku sipas tij gjatë pandemisë këta punëtorë që po kërkojnë të drejtat e tyre kanë qenë në rrezik.

Bajgora: Unë jam ardh t’i përkrahi këta në mënyrë vullnetare

“Unë jam ardh t’i përkrahi këta në mënyrë vullnetare, pa marrë parasysh kostos se a do të ketë penalizim apo jo. Jam në gjendje me i mbrojt ku ka nevojë meqenëse mjekët dhe stafi shëndetësorë nuk mundet të funksionojë pa administratë dhe pa shërbime të gjitha të tjera”,ka shtuar Bajgora.

Para Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pati protestues të cilët shprehën revoltën e tyre me zhveshjen e rrobave të punës.

X: Le të shkojnë ata le të hyjnë te COVID-at

“Këto teshat po ua deshëm e le t’i veshin shefat tash, se na më nuk mundemi kështu. Le të shkojnë ata le të hyjnë te COVID-at, se neve nuk na kanë përfill”,tha ai.

Kjo është protesta e dytë e punonjësve teknikë të ShSKUK-së dhe QKUK-së, ku të njëjtit po shprehin pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e 300 eurove shtesë nga shteti. Këta të fundit kanë protestuar edhe ditën e djeshme, pranë zyrave të ushtruesit të detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

***

Dhjetëra punëtorë teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë protestuar sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Për çka kërkoi që të ndërpriten këto protesta, meqë sipas tij janë të panevojshme.

E Kastriot Gjoshi, përfaqësues i administratës tha se po protestojnë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin që sipas tij po bën menaxhmenti.

"Ne sot jemi mbledhur këtu bashkërisht të gjithë për t'i mbrojtur të drejtat tona por edhe të njëri tjetrit pasi që të gjithë janë në dijeni se ne personeli mbështetës të cilët jemi të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, siç janë: administrata, recepsionistët, it, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, serverët e ushqimit, bocmenat, bartësit e pacientëve, shërbimet teknike, hixhienistët dhe kategoritë tjera, çdo ditë kanë qenë të rrezikuar dhe ende janë me përballje me Covid-19 dhe të gjithë këta të apostrofuarit me lartë nuk janë përfitues të shumës prej 300 euro të premtuar publikisht nga Kryeministri i R. Kosovës z.Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj", tha ai.

"Nëse menaxhmenti nuk i përfshinë këto kategori në listën e heronjve, ne do të detyrohemi t'i tregojmë menaxhmentit, se gjysma tjetër nuk mundet pa gjysmën tjetër! Andaj, na trajtoni të njëjtë dhe barabartë, që së bashku ta mundim Covid 19!",ka shtuar ai.

Punëtorët teknik të ShKUK-së protestojnë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

Me dhjetëra punëtorë teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Për çka kërkoi që të ndërpriten këto protesta, meqë sipas tij janë të panevojshme.

Image

***

Personeli mbështetës, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, do të mbajë sot protestë për shkak të mos marrjes së shtesave prej 300 euro.

Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 10:00 të mëngjesit para SHSKUK-së.

Në personelin mbështetës hynë administrata, recepcionistët, vozitësit e autoambolancave, sigurimi, servirët e ushqimit, bocmenat, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos shumën e shtesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat