Gjoshi: Po protestojmë për të drejtat tona

Aktuale

Gjoshi: Po protestojmë për të drejtat tona

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra punëtorë teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë protestuar sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Për çka kërkoi që të ndërpriten këto protesta, meqë sipas tij janë të panevojshme.

E Kastriot Gjoshi, përfaqësues i administratës tha se po protestojnë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin që sipas tij po bën menaxhmenti.

"Ne sot jemi mbledhur këtu bashkërisht të gjithë për t'i mbrojtur të drejtat tona por edhe të njëri tjetrit pasi që të gjithë janë në dijeni se ne personeli mbështetës të cilët jemi të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, siç janë: administrata, recepsionistët, it, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, serverët e ushqimit, bocmenat, bartësit e pacientëve, shërbimet teknike, hixhienistët dhe kategoritë tjera, çdo ditë kanë qenë të rrezikuar dhe ende janë me përballje me Covid-19 dhe të gjithë këta të apostrofuarit me lartë nuk janë përfitues të shumës prej 300 euro të premtuar publikisht nga Kryeministri i R. Kosovës z.Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj", tha ai.

"Nëse menaxhmenti nuk i përfshinë këto kategori në listën e heronjve, ne do të detyrohemi t'i tregojmë menaxhmentit, se gjysma tjetër nuk mundet pa gjysmën tjetër! Andaj, na trajtoni të njëjtë dhe barabartë, që së bashku ta mundim Covid 19!",ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat