Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, mbrëmë ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.
Për këtë deklaratë të Selmanajt, ka reaguar zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi i cili tha se sa tregon me çka e han buken Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington.
"Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda", tha Rrustemi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.