Dhunimi i 14 vjeçarës, flet eksperti i sigurisë, ka edhe një paralajmërim

Aktuale

Dhunimi i 14 vjeçarës, flet eksperti i sigurisë, ka edhe një paralajmërim

Nga: N. H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:17
Fadil Kajtazi

Njohësi dhe eksperti i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një shkrimi të tijin në Facebook, shkruan se më herët kanë tërhequr vërejtjen e ndërtimit të të ashtuquajturave “Motele” apo “Dhoma të pushimit”, për të cilat paralajmëron se kanë përfshirë hapësirat e vendit dhe në një far forme kanë institucionalizuar kurvninë.

Kajtazi shkruan se fakti i dhunimit të të miturës 14 vjeçare nga Gjilani, është një fakt të cilin rrethanat e bën publik, por abuzime të tilla rrallë se bëhen publike.

Me tej, ai shpjegon se rregull ligjor i hyrjes në bujtina është se klientët duhen të legjitimohen, të miturit mund të hynë në bujtina vetëm me prindërit ose shoqëruesit ligjor.

Ja shkrimi i tij:

Dhomat e pushimit dhoma të dhunimit të vajzave të mitura

Ne më herët kemi tërhequr vërejtjen e ndërtimit të të ashtuquajturave “Motele” apo “Dhoma të pushimit” të cilat kanë përfshirë hapësirat kosovare dhe në një far forme kanë institucionalizuar kurvninë.

Për një të tillë, të ndërtuar pa leje, ne nju kemi drejtuar edhe organeve të ndjekjes, por pa ndonjë efekt.

Para pak kohësh, një e tillë lulëzoj shumë afër vendbanimit tim, e cila sipas njoftimeve, në leje është e evidentuar si depo.

Fakti i dhunimit të të miturës 14 vjeçare nga Gjilani, është një fakt të cilin rrethanat e bën publik, por abuzime të tilla rrallë se bëhen publike.

Fakti se mediat njoftuan se e mitura është dhunuar në “dhoma të pushimit” është edhe një shqetësim për institucionalizimin e dhunimit.

Rregull ligjor i hyrjes në bujtina është se klientët duhen të legjitimohen, të miturit mund të hynë në bujtina vetëm me prindërit ose shoqëruesit ligjor.

Fakti se prokuroria nuk ndërmerr veprime edhe ndaj atyre që lejojnë hyrjen e të miturve në këto ambiente, përfshinë edhe prokurorinë si pjesë e zhvillimit të këtij aktiviteti armiqësorë për kombin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat