A kanë të drejtë OVL-UÇK, ja çfarë shkruhet në Kushtetutën e Kosovës për mandatin e Gjykatën Speciale

Aktuale

A kanë të drejtë OVL-UÇK, ja çfarë shkruhet në Kushtetutën e Kosovës për mandatin e Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:13
Gucati dhe Haradinaj pas arrestimit nga Specialja

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, thotë se organizatat e dala nga lufta kanë të drejtë kur po deklarohen se mandati i Dhomave të Specializuara ka përfunduar.

Kliniku përmes një postimi në Facebook, ka publikuar amanadmentin nr. 24 neni 162, pika 13 e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se mandati i Speciales do të zgjas për një periudhë pesë vjeçare, nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin bëhet më herët.

Postimi i plotë:

OVL e UÇK ka plotësisht të drejtë kur po deklaron se mandati i Dhomave të Specializuara ka përfunduar. Kështu është e sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në Amandamentin nr. 24, neni 162, pika 13.

Aty thuhet:

13. Mandati i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare (5), përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No. 04/L-274 bëhet më herët.

Pra, mund të bëhet fjalë për një shkurtim të mandatit, por jo edhe për zgjatje të tij pa një amandamentim të ri të Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat