Policia ndalon aksionin e PSD-së para bankave, ky është reagimi i Frashër Krasniqit

Aktuale

Policia ndalon aksionin e PSD-së para bankave, ky është reagimi i Frashër Krasniqit

Nga: A.Morina Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka ndaluar aksionin e PSD-së para bankave. Ky aksion u realizua me qëllim të kundërshtimit për pabarazinë dhe përfitimet e bankave edhe gjatë situatës me COVID-19.

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi reagoi ashpër ndaj këtij veprimi të Policisë së Kosovës. Krasniqi tha se kjo e fundit po dënon aktivistët padrejtësisht.

"Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19", u shpreh Krasniqi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19.

Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat