Orlando përkrah miratimin e Konventës së Stambollit

Aktuale

Orlando përkrah miratimin e Konventës së Stambollit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:27
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka mbështetur Konventën e Stambollit e cila u miratua në kuvendin e Kosovës ditë më parë.

Ambasadori Orlando ka përgëzuar popullin e Kosovës për miratimin e kësaj konventën e cila ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave.

Orlando ka shpërndarë një postim të kryetares së kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit e cila njoftoi për miratimin e Konventës së Stambollit.

“Unë me kënaqësi bashkohem me kolegët e mi ndërkombëtarë për të përgëzuar ngrohtësisht popullin e #Kosovës për miratimin unanim nga Asambleja të ndryshimit kushtetues që përfshin Këshillin e Konventës së Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Kjo është rruga!”, ka shkruar ambasadori Orlando në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat