Ministri Zemaj jep lajmin e mirë për Covid-19 në Kosovë, bilanci i ri

Aktuale

Ministri Zemaj jep lajmin e mirë për Covid-19 në Kosovë, bilanci i ri

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:53
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka konfirmuar se sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Koronavirusi në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se është shënuar numër i ulët i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Vetëm 46 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell Bota sot.

Ndërsa janë shëruar edhe 62 persona.

Ministri Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rregullat kundër pandemisë.

Reagimi i tij në Facebook:

Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid-19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv.

Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!

Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!

Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!

Image

 



Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat