Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë ,Jozef Bencez

Aktuale

Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë ,Jozef Bencez

Nga: A.Z Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:53
foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozef Bencez, përcjell "Bota sot".

Përmes një postimi në Facebook,  ka treguar që tema ishte për themelimin e bashkëpunimit ndërshtetëror për projektet e fushës ekonomike. Ajo më tej ka shtuar se Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me shtetet partnere për projektet që kanë për synim luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. 
Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në projekte të fushës ekonomike. 
E informova ambasadorin me punën e Qeverisë së Kosovës në implementimin e programit për rimëkëmbje ekonomike dhe nënvizova faktin se Qeveria e Kosovës po punon ngushtë edhe me shtetet partnere dhe institucionet ndërkombëtare financiare në projekte të ndryshme që kanë për synim luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit. 
Ambasadori Bencze shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat