Lajm i mirë: Ekzekutohen dy pagat shtesë nga 300 euro për këto kategori

Aktuale

Lajm i mirë: Ekzekutohen dy pagat shtesë nga 300 euro për këto kategori

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Pagat shtesë për punëtorët shëndetësor dhe zyrtarët policorë janë ekzekutuar nga Ministria e Financave.

Këtë e konfirmuar zëvendësministri në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.

Ai tha se pagat për mantel-bardhit janë ekzekutuar pasi është përmirësuar lista me kërkesë të qeverisë së Kosovës.

“Është heq ajo pjesa që nuk është e vendimeve të qeverisë. Edhe me pagën sot që lëshohet të shtatorit, bëhet pagesa edhe për punëtoret shëndetësor edhe për zyrtarët policor për dy muaj. Te Policia përveç kësaj shtesës prej 100 euro janë paguar edhe orët shtesë. Besoj që tash këto mjete tash veç janë në llogari të tyre”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, orët shtesë për zyrtarët policor janë paguar për periudhën që kanë punuar gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat