Çka ndodh me fatin e PDK-së nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza?

Aktuale

Çka ndodh me fatin e PDK-së nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:24
Kadri Veseli

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i pyetur se çka do të ndodhë me PDK-në nëse i konfirmohet aktakuza Kadri Veselit, ai tha se Veseli është i gatshëm të ballafaqohet me çfarëdo procesi të drejtësisë.

Hamza tha se Veseli është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë, sepse beson në vetëvetën dhë në luftën e tij dhe të UÇK-së.

“Ne urojmë që të mos ndodhë. Diçka jemi të sigurt që zoti Veseli është prej njerëzve që kanë dhënë kontributin më të madh për lirin e vendit. Veseli ka treguar lidership që është i gatshëm me u ballafaqu me çfarëdo procesi të drejtësisë sepse beson në vetëvete dhe në luftën e drejtë të tij dhe të UÇK-së”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat