Momenti që iu ka ikur: Eskalon debati mes Lufti Hazirit dhe Berishës: Nëse ti me ke vra...

Aktuale

Momenti që iu ka ikur: Eskalon debati mes Lufti Hazirit dhe Berishës: Nëse ti me ke vra...

Nga: P.R Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:44
Lutfi Haziri

Gjatë natës së mbrëmshme është zhvilluar një debat i ashpër mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe moderatorit të RTK-së, Ridvan Berishës.

Ishte pyetja e Berishës se a është shkelje e të drejtave të njeriut arrestimi midis Prishtinës të krerëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ajo që e tensionoi Lutfi Hazirin.

“Nëse ti me ke vra, nuk mundesh të kërkosh të drejta dhe liri të shprehjes. Ke mjaft të drejta që t’i ofron Gjykata, të ofron avokat, shtrehim, mos me flejt si në shtallë të lopëve…”, i është përgjigjur Berishës i nervozuar Lutfi Haziri.

“Ti a je në anën e atyre që kanë bërë krime apo të viktimës”, i është drejtuar Haziri më pas Berishës, ku ky i fundit i është përgjigjur: “Jam në anën e drejtësisë”.

E kjo e ka nxehur edhe më shumë nënkryetarin e LDK-së.

“Ti po del dogmag. Nuk po delni në anën e viktimës. Edhe një plak që ka vdekur, që ka vdekur në shtëpi duhet të dihet kush ia ka futur flakën shtëpisë. Janë marrë njerëzit, janë humbur, qetu po lypet drejtësia”, ishte kundërpërgjigja e Lutfi Hazirit, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Gjilanit.

Kujtojmë se situata politike është tensionuar ditëve të fundit në Kosovë, krejt kjo për shkak të ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, si dhe nisja e arrestimeve të para nga kjo gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat