​Dështoi pesë herë, Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka substancë

Aktuale

​Dështoi pesë herë, Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka substancë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:48
Bedri Hamza

Ligji për rimëkëmbje ekonomike ka dështuar pesë herë të marrë votat e nevojshme të ligjvënësve.

E shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza thotë se ligji në fjalë është vetëm një improvizim, pasi si i tillë nuk ka substancë.

“Edhe ligjin për të cilin po flasim është improvizim dhe nuk ka substancë. Ne po iu themi ejani dhe mbi bazën e këtyre iniciativave do ta japim kontributin. Janë bërë pesë tentime pa arsye”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se edhe rishikimi i buxhetit të Kosovës nuk do të kishte kaluar në Kuvend pa mbështetjen e PDK-së.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dështoi pesë herë të votojë Pakon për rimëkëmbje ekonomike në mungesë të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat