Ia qëlloi për fitoren e Trump, Armend Muja parashikon: Biden fiton zgjedhjet në Amerikë

Aktuale

Ia qëlloi për fitoren e Trump, Armend Muja parashikon: Biden fiton zgjedhjet në Amerikë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:08
Armend Muja

Analisti politik Armend Muja ia kishte qëlluar se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë në garën presidenciale të vitit 2016.

Ai si i ftuar në një emision e kishte parashikuar se Donald Trump do të ishte presidenti i 45-të i Amerikës.

Por, çfarë parashikimesh ka ai për garën e sivjetme presidenciale në SHBA mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump?

“Fiton Joe Biden. Në Amerikë shumë gjëra janë edhe statike. Nuk ke nevojë të presësh për ditën e zgjedhjeve e as me u marr me sondazhe shumë sa është të pjesa strukturore e indikatorëve. Me 73 për qind probabilitet, Joe Biden e fiton garën”.

Muja në Info Magazine e ka argumentuar pse ai është aq i bindur se Donald Trump do ta humb garën përballë Joe Biden.

“Në atë kohë ka qenë lehtë të parashikohet që do të fitonte Donald Trump, sepse në shumicën e rasteve në atë kohë ka pasë një sklerozë në Amerikë, sidomos pas dështimeve të njëpasnjëshme në politikën e jashtme që kishte Barack Obama. [Barack] Obama kishte bërë një punë shumë të mirë në ekonomi, por në botë shihej sikur kishte shumë çalime. Problemi ishte edhe te amerikanët e bardhë që në atë kohë ishin portretizuar dy luftëra – lufta e brendshme në ato vende që i thonë “Bible-Belt States” ku për shkak të tregtisë së jashtme kishin humbur shumë vende pune në prodhimtar. Në zonat si Michigani, Wisconsin, Ohio, Pennsylvania e Georgia kjo nuk kapërdihet lehtë dhe këto vende kanë ndikim shumë të madh në kolegjin elektoral dhe janë përcaktuese, prandaj ka qenë evidente fitorja e Donald Trump”.

“Kjo është arsyeja pse Donald Trump do të humb tash. Një prej premtimeve të tij kryesore ka qenë që do rikthejë prodhimin që ish-amerikanët e bardhë krenarë të kthehen edhe një herë në spektrin e shtegut të mesëm, mirëpo në atë pikë ka dështuar. Me gjithë sukseset e tij në dy vitet e para, tash pas koronavirusit ka dështuar keq. E dyta është deficiti tregtar me Kinën që tash është edhe më keq sesa që e ka lënë Barack Obama – edhe në këtë pikë ka dështuar. [Donald] Trump thotë se ka pasë një sukses shumë të madh në ekonomi, që ka qenë pjesa më e fortë në kandidaturën e tij që për mua ka qenë evidente që ai do të fitojë, mirëpo tash doli që për shkak të koronavirusit të gjitha përfitimet që ka bërë ai kanë humbur”.

“Me koronavirusin u vërejt se Amerika i ka kufizimet e veta dhe u vërejt po ashtu kontradikta e politikës së tij ‘Amerika e para’. Donald Trump ka qenë i ngathtë në menaxhimin e COVID-19. Është konsensus i të gjitha vendeve dhe instituteve botërore që Amerika ka qenë në mesin e vendeve që e ka menaxhuar më së keqi koronavirusin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat