Trump përballë Biden, deputeti i LDK-së: Ky do të jetë problemi më i madh në zgjedhjet e 3 nëntorit

Aktuale

Trump përballë Biden, deputeti i LDK-së: Ky do të jetë problemi më i madh në zgjedhjet e 3 nëntorit

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:13
Joe Biden dhe Donald Trump

Faton Bislimi, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar për debatin e mbrëmshëm mes kandidatit republikan Donald Trump dhe atij demokrat Joe Biden, për president të SHBA-së.

Bislimi ka thënë se Biden ka dalë favorit nga ky debat dhe ka fituar atë, përcjell Bota sot.

Sipas deputetit të LDK-së, problem në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të jetë votimit me postë.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Debati i mbrëmshëm presidencial në SHBA, nga analistët politikë amerikanë është konsideruar më i zhurmshmi në historinë e debateve të tilla. Nuk munguan as përplasjet politike e as ato personale.

Ajo që llogaritet si shkëlqimi i debatit ishte momenti kur z. Biden, në kohën kur Presidenti Trump po e sulmonte për djalin e tij dhe biznesin e tij me Kinën e Rusinë, iu drejtua kameras dhe tha: "ky debat nuk është për mua apo atë, por për juve, për popullin amerikan; andaj unë dua të flas për juve dhe jo për familjen e këtij sepse ashtu do mbeteshim këtu gjithë natën..."

Ndërkohë, është vlerësuar se përgjithësisht z. Biden ka dalë favorit nga ky debat dhe ka fituar atë.

Problemi më i madh me zgjedhjet e 3 nëntorit do të jetë çështja e votimit me postë. Por, nuk kam dyshim se Amerika do e kalojë edhe këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat