Vjen reagimi i ashpër ndaj Haradinajt, Gucatit e Klinakut: Ja pse 60 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër ndaj Haradinajt, Gucatit e Klinakut: Ja pse 60 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje

Nga: P.R Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:17
Emblema e UÇK-së

Analisti politik Nexhat Haziri, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe kundërshtimin që OVL e UÇK-së po e bën ndaj Gjykatës Speciale.

“VEÇ SA PËR KUJTESË ! 60 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje, shumica nga ta nga skamja e mjerimi, sepse atdheu që i kishin shërbyer deri në vetëflijim, nuk iu ofroj asgjë në liri, as një jetë të dinjitetshme. Këta nuk kërkuan pallate, nuk kërkuan poste, as xhipa. A i keni dëgjuar ndonjëherë Faik Fazliun, Xhavit Jasharin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn, Faton Klinakun, ta kenë ngritë si shqetësim këtë dukuri të dhimbshme. A kanë shkuar këta ndonjëherë për t’i parë fëmijët e këtyre ushtarëve se si jetojnë, a kanë kulum mbi kokë, a janë të punësuar, si shkollohen, a kanë me hanger , a si i festojnë festat, nëse kanë ndonjë festë”, shkruan Haziri, përcjellë “Bota sot”.

“A u ulën ndonjëherë më këto familje në sofrën e skamjes. JO, sepse këta ushtarë mbetën të përbuzur e të lënë në harresë për shkak se ata nuk deshën që të vrasin për llogari të ish-komandantëve të tyre në luftë, nuk deshën të nxjerrin zvarrë nga shtëpitë e tyre askënd sipas urdhrit të atij “t’madhit”, nuk mblodhën haraq pse kështu urdhëroj “shefi”, nuk u bënë as hajna votash për partinë e “komandantit” Këta deshën vetëm një jetë të dinitetshme, të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi”, shkruan më tej Haziri.

Analisti Haziri ka shkruar se sot krerët e OVL-së nuk e mbrojnë aspak UÇK-në.

“Por këtë jetë nuk ua ofruan ish-komandantët e tyre që tashmë kishin mbrri majat e pushtetit në Kosovë, e ishin vetshpallë si Zot të tokës e t’qiellit në Republikën tonë, sa që edhe jeta jonë po varej vetëm nga dëshira e tyre për të na lënë për të jetuar. Sot Naismi, Hysniu, Fatoni, nuk e mbrojnë UÇK-në, sado që qesin gjoksin përpara si gjelat dhe na shesin patriotizëm të shpifur. Këta po i mbrojnë shefat e tyre, atyre që ua panë “hajrin” dhe u bënë milioner. Andaj askush nuk duhet të ndihet i mërzitur, veç i keq ardhur që lejuam që kjo kotillë e njerëzve, të tallin bythën me lavdinë e UÇK-së, me gjakun e derdhur të mijëra djemve e vajzave, burrave dhe grave të Kosovës, të na poshtërojnë e të na marrin përkëmbë, që lejuam po këta njerëz të jenë pronar të lirisë dhe tonë”, shkruan në postimin e tij në facebook, analisti politik Nexhat Haziri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat