Gjyqtari i Specialës i shkruan Tomë Gashit, ja çfarë e urdhëron

Aktuale

Gjyqtari i Specialës i shkruan Tomë Gashit, ja çfarë e urdhëron

Nga: M.H Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:19
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi i cili përfaqëson pjesëtarët e UÇK-së, Gucatin dhe Haradinaj të cilët u arrestuan nga Specialja përmes një postimi në facebok ka reagur në lidhje ftesën që i është bërë për tu paraqitur në zyret e EULEXI-t.

Gashi thotë që përveç që ftesë nuk kam pranuar vetëm me një thirrje telefonike pa asnjë sqarim së bashku me z.Klinaku kemi refuzuar që të shkojmë në zyrat e policisë së EULEXI-t në Fushë Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Avokati më tej tregon që ka pranuar një email nga gjyqtari i Gjykatës Speciale z. Nikollas Guillou i lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith me të cilin më eshtë urdhëruar, si përfaqësues i Organizatës të Veteranëve të UÇK-së nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale, kjo vërteton se publikimi i dokumentëve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale.

Prokuroria speciale në Hagë duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kanë rrjedhur këto dokumente, shkruan më tej Gashi.

Postimi i plotë

Gjykata Speciale duhet pak të disiplinohet dhe të mos bëj spektakle pa nevojë, siç bëri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.

Pas refuzimit të djeshem që pa ftesë, vetëm me një thirrje telefonike, pa dhënë sqarime, se për çfarë po na ftojnë, dhe në çfarë cilësie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar që të shkojmë në zyrat e policisë se Eulexit në Fushë Kosovë.

Pas insistimt tim për takim që me hetues të prokurorisë speciale, apo zyrtarë të Gjykatës Speciale të takohemi në zyrat e OVL të UÇK-së, apo në zyren time, dhe pas refuzimit të tyre sot kam pranuar një email nga gjyqtari i Gjykatës Speciale z. Nikollas Guillou i lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith me të cilin :

- Më është urdhëruar, si përfaqësues i Organizatës të Veteranëve të UÇK-së, për vendimin të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyren e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale.

Ky vendim është tentativ për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së, kjo vërteton se publikimi i dokumentëve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale.

Z. Gucati dhe z.Haradinaj janë arrestuar me daten 25 shtator 2020, ndërsa Gjykata Speciale ka mandat vetëm për krimet e luftës dhe krime të tjera periudhen kohore 1998 - 2000.

Me qenë se vendimi është i datës 25 shtator 2020, ndërsa arrestimet janë kryer më 25 shtator. Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati është e kunderligjshme dhe ata duhet të lirohen menjëhere.

Deri më 25 shtator publikimi i dokumentëve nga OVL -UÇK nuk mund të konsiderohet i jashtligjshëm.

Prokuroria speciale në Hagë duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kanë rrjedhur këto dokumente.

Rrjedhja e këtyre dokumentëve nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze është kjo gjykatë dhe kjo prokurori që i akuzon vetëm pjestarët e UÇK-së, por nuk i akuzon zyrtaret e vet për skandal të krijuar nga vet ata!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat