“Me të drejtën ekzekutive të Thaçit, Gjykata Speciale ka të drejt t’i mbanë në burg ushtarët e UÇK-së”

Aktuale

“Me të drejtën ekzekutive të Thaçit, Gjykata Speciale ka të drejt t’i mbanë në burg ushtarët e UÇK-së”

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:00
Hysni Gucati

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari përsëri ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për Gjykatën Speciale.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjykata Speciale me të drejtën ekzekutive që u ka dhënë Thaçi ka të drejt t’i mbajë në burg ushtarët e UÇK-së.

Ai thotë se nuk ka dëshirë të i shoh ushtarët e UÇK-së në burgun e Specialës, pasi që është dashur në Kosovë të trajtohen këto raste.

Postimi i plotë:

A ka të drejt Gjykata Special të mbaj në burg ish ushtar të UÇK me ligj, ka plotësisht se Hashimi me shok ju ka dhanë të drejt ekzekutive.

A kam dëshirë me pa ish ushtar të UÇK në burgun në Hagë, jo asnjë troh, edhe me pat vendin në burg ish pjesëtarët e UÇK duhet në drejtësinë e Kosovë mu trajtua këto gjëra nga gjykata që e mbron shtetin dhe ligjin, e jo nga gjykatat e prokurorët lodrat e Hashimav, Isav, Ramushav, Fatmirav.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat