Zemaj uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik: Na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët

Aktuale

Zemaj uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik: Na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:53
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Ai iu ka bërë thirrje studentëve të mos dekurajohen nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Zemaj gjithashtu ka apeluar që studentët t’ju përmbahen masave dhe të kenë kujdes ndaj COVIDIT-19.

”Ky vit akademik nuk po fillon si zakonisht, në këtë bashkëjetesë me pandemi tashmë jemi rreshtuar edhe ne, pa dashje, por, ju assesi mos e harroni qëllimin tuaj, pse jeni aty, në rrugëtimin më të rëndësishëm, për ju dhe shtetin. I vetëdijshëm për sfidat që mund t’i keni këtë vit, ju bëjë thirrje që të na ndihmoni, duke ruajtur veten dhe të tjerët. Respektoni masat anti covid, duke qenë bashkë, ne mund t’ia dalim.

Suksese e ju prift e mbara, qoftë një vit me shumë arritje. Sukseset tuaja janë e ardhmja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat