Detaje nga marrëveshja LDK-PDK: Ja kur arrihet koalicioni, kështu ndahen Ministritë?

Aktuale

Detaje nga marrëveshja LDK-PDK: Ja kur arrihet koalicioni, kështu ndahen Ministritë?

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:10
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Mediat në Kosovë po vazhdojnë të shkruajnë për një marrëveshje LDK-PDK.

Sipas medieve, ky koalicion do të formohet javën e ardhshme, ndërsa AAK-në do ta largojnë nga Qeveria.

Gjithashtu mediat raportojnë se, tashmë janë ndarë edhe ministritë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Gazeta "Bota sot", sot ka tentuar të bisedoj me zyrtarë të LDK-së, por asnjë prej tyre nuk janë prononcuar.

Madje një ministër i LDK-së, ku flitet që ministria që e udhëheq ai, të i takoj PDK-së, tha që nuk ka njohuri.

Ai tha se as që po ka kohë të merret me këtë çështje.

Sipas burimeve të mediave brenda LDK-së, së fundi janë përfaruar mundësitë që në koalicionin qeverisës të futet edhe PDK-ja, kjo pasi që së fundi edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi që i kanë hequr vijat e kuqe për këtë parti.

Sipas këtij burimi koalicioni pritet të finalizohet javën e ardhshme.

“Po, së fundi Isa Mustafa dhe Kadri Veseli i kanë shpeshtuar takimet, koalicioni do të ndodhë më së largu në fund të javës së ardhshme. PDK-ja pritet ta marrë postin e Presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë derisa negociatat janë duke vazhduar edhe për Ministrisë e Shëndetësisë”, ka thënë ky burim.

Por, marrëveshja nuk është finalizuar ende, për shkak të disa pakënaqësive në koalicion rreth postit të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat