SHSKUK njofton se janë mbi 100 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër spitale

Aktuale

SHSKUK njofton se janë mbi 100 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër spitale

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar në spitale 155 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive të QKUK-së janë 54 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 44, në Anestezion (MIQ) 8, në Klinikën e Pediatrisë 2.

Ndërkaq, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 16 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 6, në Spitalin e Pejës 10, në Spitalin e Gjilanit 15.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani me COVID-19 janë konfirmuar 15 mijë e 663 qytetarë, 13 mijë e 677 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 627 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 1 mijë e 359.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat