​Gucati nuk dëshiron të fotografohet me oficerët e sigurisë

Aktuale

​Gucati nuk dëshiron të fotografohet me oficerët e sigurisë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:44
Seanca ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati

Seanca ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka filluar me kërkesën e mbrojtjes së tij që ai mos të fotografohet nga fotografi i gjykatës derisa përreth tij janë oficerët e sigurisë.

“Nuk kundërshtojmë bërjen e fotografive por vë në pikëpyetje praninë e oficerëve të sigurisë rreth zotit Gucati kur bëhet kjo fotografi, pra pyetem nëse është e nevojshme që këto fotografi të bëhet me oficerët rreth zotit Gucati, kur e dimë që salla është e sigurtë. Klienti im nuk kundërshton që të fotografohet por unë kam kundërshtim në emër të tij që këto fotografi mos të jenë të pranishëm oficerët e sigurisë”, tha mbrojtja.

Këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou i cili i kërkoi fotografit që ta fotografojë Gucatin vetëm nga afër, e jo ku shihen përreth tij oficerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat