Çfarë po paralajmëron Albin Kurti me këtë fotografi të Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit?!

Aktuale

Çfarë po paralajmëron Albin Kurti me këtë fotografi të Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit?!

Nga: D.RR Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:06
Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para dy dite në një postim në Facebook ka kujtuar protestën e madhe të 29 shtatorit të vitit 2018, me moton “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, shkruan “Bota sot”.

Ajo protestë ishte kundër prekjes së territoreve të Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, teksa në atëbotë ishte shumë kritik ndaj presidentit Thaçi.

E në postimin e tij, Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga protesta e atëhershme.

Në njërën prej fotografive të shpërndara nga Kurti, në fokus kryesor ishin Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Image

Osmani është shkarkuar nga LDK-ja dhe e ka konfirmuar zyrtarisht se nuk është më pjesë e saj, teksa Haxhi Avdyli publikisht e ka përkrahur Osmanin dhe ka dalë kundër partisë së tij, LDK-së.

Të dy janë përfolur për një kalim të mundshëm në radhët e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat