Agim Veliu takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj

Aktuale

Agim Veliu takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:31
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar sot me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj, me të cilin kanë biseduar për Strategjinë e sigurisë së Kosovës.

Veliu përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se me Terdevajn kanë diskutuar edhe për zhvillimin e Planit të Reagimit Kombëtar dhe për fusha tjera specifike në sektorin e sigurisë.

“Në takim me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj, biseduam për Strategjinë e sigurisë së Kosovës”.

“Po ashtu diskutuam edhe për zhvillimin e Planit të Reagimit Kombëtar dhe për fusha tjera specifike në sektorin e sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat