Gjenerali shqiptar për arrestimet e Speciales: Pse nuk e arrestuan personin që i solli dosjet?

Aktuale

Gjenerali shqiptar për arrestimet e Speciales: Pse nuk e arrestuan personin që i solli dosjet?

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:20
Kudusi Lama

Duke i komentuar ndodhitë e fundit në Kosovë, Gjenerali shqiptar, Kudusi Lama, ka adresuar disa pyetje në drejtim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ky ka thënë, se është e pakuptimtë që u arrestuan ata që i publikuan dosjet, por deri më tani, ende nuk u arrestua personi që bëri që ato të rrjedhin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e aq më tepër, nuk u arrestua as personi që i solli ato.

“Ky veprim nuk ka një mostër të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës. Pse duhet të kenë frikë dëshmitarët nëse e thonë të vërtetën? Këta e arrestuan Gucatin, Haradinajn, por, a e arrestuan personin që i përpiloi dosjet?

A e arrestuan personin e maskuar që i solli ato? A i thonë vetes gjykatë e drejtësisë? Le të më ftojnë edhe mua, nuk shqetësohem.” – ka thënë në t7 Kudusi Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat