Mbledhja e dy qeverive, Hoti dhe delegacioni i tij shkojnë me autobus në Tiranë

Aktuale

Mbledhja e dy qeverive, Hoti dhe delegacioni i tij shkojnë me autobus në Tiranë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet nesër në Tiranë.

Media është duke përcjellur nga afër përgatitjet për mbledhjen e nesërme ka njoftuar se delegacioni i Kosovës do të udhëtojë drejt Tiranës me autobus, dhe jo me makina zyrtare.

“Kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacioni i Qeverisë së Kosovës do të vijë në Tiranë me autobus dhe jo me makina zyrtare, sipas burimeve brenda kabinetit qeveritar. Sipas po të njëjtave burime kjo po bëhet për arsye se qeveria nuk dëshiron që të bëjë shpenzime të panevojshme në këtë kohë të vështirë ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19”.

Ai ka treguar edhe për agjendën e kësaj mbledhje të përbashkët dhe marrëveshjet që pritet të dalin si rezultat i saj.

“Takimi i nesërm pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me fillim nga ora 11:00. Në takimin e dy qeverive, që është i gjashti me radhë, do të diskutohet edhe për çështje kulturore dhe ekonomike. Siç kemi marrë vesh, do të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje. Një nga to ndërlidhet me kulturën ku Ministritë e Kulturës të të dyja vendeve do të koordinohen që të bashkëpunojnë në fushën e botimit të librit, pra që të bëhen botime të përbashkëta. Të njëjtat ministri do të koordinohen të bëjnë prodhimin e përbashkët të filmave, si dhe do të nënshkruajnë për Ligën e Përbashkët të Basketbollit që u konkretizua nga federatat e të dyja vendeve më herët”.

“Dy qeveritë do të dakordohen për formimin e një ekipi koordinues që do të bëjë mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Luginën e Preshevës. Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”.

“Përpos këtyre, do të bëhet edhe një koordinim në fushën e Doganave që të ketë lehtësira në hyrje-daljet në kufijtë mes dy shteteve. Na është thënë që do të diskutohet edhe për hapjen e një Porti Doganor të Kosovës në Durrës, por kjo mbetet të shihet nëse do të ndodh ose jo”.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive – Kosovë dhe Shqipëri – ishte paraparë që të mbahej ë 25 shtator në Shkodër, por me koordinimin e dy kryeministrave Avdullah Hoti dhe Edi Rama i njëjti u shty për një javë dhe u zhvendos në Tiranë.

Kryeministri i Kosovës kërkoi që ky takim të shtyhej për shkak të seancës së të premtes së kaluar në Kuvend ku pritej të votohej Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat