Ambasada Amerikane ka një mesazh për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Aktuale

Ambasada Amerikane ka një mesazh për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:01
Philip Kosnett dhe Albin Kurti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është duke dështuar që të miratojë ligjin për rimëkëmbje ekonomike si pasojë e mungesës së numrave në Kuvend.

Një situatë e tillë duket se do të shtyjë Isa Mustafën që të shqyrtojë rikompozimin e forcave të koalicionit dhe me shumë gjasë përfshirjen e PDK’së në koalicion.

Lidhur me këtë situatë në një bashkëbisedim ka folur edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i cili thotë se ka shumë shembuj kur partitë politike janë bërë bashkë kur kanë dashur për të miratuar ndonjë ligj.

Kosnett thotë se duhet përkushtim i partive politike për të vënë interesin publik përpara atij politik.

“Unë mendoj se ne kemi parë që partitë mund të bëhen bashkë për ta kaluar ligje kur ato duan. Duhet një përkushtim nga të gjitha partitë për të vënë të mirën publike përpara taktizimeve politike. Një shembull i tillë u tregua kur u votua Konventa e Stambollit”, ka thënë Kosnett.

Diplomati amerikan ka thënë se në sisteme parlamentare siç është Kosova, qeveritë krijohen e riformohen gjatë gjithë kohës, por shton se një prej principeve të diplomacisë është “që qeveritë mbesin përgjegjëse për obligimet e paraardhësve të tyre”

Në fund Kosnett ka thënë se pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në qeverinë aktuale dhe pavarësisht se kush do të jetë në të ardhmen në qeveri, duhet të respektojë zotimet e bëra në Washington.

“Nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e qeverisë dhe çdo qeveri e ardhshme në Kosovë edhe në Serbi, duhet të respektojë zotimet që janë bërë në Washington. Këto s’janë zotime që janë menduar për përfitime politike, por për përfitimet të qytetarëve të dy vendeve”, ka përfunduar Philip Kosnett.

Derisa Kosnett s’ka pranuar të deklarohet rreth asaj nëse duhet të ketë rikonfigurim të qeverisë Hoti dhe rreth kërkesës së Vetëvendosjes për zgjedhje të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat