VV-ja reagon për dëbimin e këshilltarit amerikan të Kurtit, ja kë fajëson

Aktuale

VV-ja reagon për dëbimin e këshilltarit amerikan të Kurtit, ja kë fajëson

Nga: A.Zh Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:41
Tienmu Ma dhe Albin Kurti

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për dëbimin e këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti, Tienmu Ma.

Zogiani ka akuzuar edhe presidentin Hashim Thaçi se me paranë publike, paguan për “mirëmbajtjen e klanit të tij”, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në Kosovë intelektualët e pavarur flasin vetëm kur paguhen nga linja politike e Thaçit.

Reagimi i tij në Facebook:

Një ekspert, në këtë rast amerikan, është dëbuar nga Qeveria Hoti vetëm pse nuk i takon oborrit të Hashim Thaçit, i cili me paranë publike paguan pa fund të huaj për mirëmbajtjen e klanit të tij...

Pothuajse asnjë reagim nga shoqëria civile e opinion-krijuesit që përditë pretendojnë vlera demokratike e amerikane!

Pra, në Kosovë praktikisht janë zhdukur intelektualët e pavarur, ata ekzistojnë vetëm kur paguhen, e dihet se si rezultat i korrupsionit 20 vjeçar, paratë për t'i paguar i ka vetëm linja politike e Hashim Thaçit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat