Zyrtari i OVL-UÇK-së fajin për Specialen ia hedh deputetëve të Kosovës

Aktuale

Zyrtari i OVL-UÇK-së fajin për Specialen ia hedh deputetëve të Kosovës

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:31
Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në “Debat Plus” ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj.

Klinaku ka thënë se si organizatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht, pasi që sipas tij, nuk është një gjykatë e drejtë.

“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjestarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasë luftë clirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai.

Tutje tha se si organizatë e veteranëve, kanë kërkuar një gjykatë vendore që do ti ndjekte dhe gjykonte krimet e luftës në Kosovë.

Klinaku shtoi së Gjykatën Speciale e ka shtyrë Serbia që të krijohet, mirëpo deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë krijuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat