PDK i bën këtë ofertë Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

PDK i bën këtë ofertë Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:49
Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, i ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK’ja do të votojë që qeveria të rrëzohet.

“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.

Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.

“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim. Pikë”, ka thënë Ismaili.

“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat