COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive dhe pacientëve nëpër spitale

Aktuale

COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive dhe pacientëve nëpër spitale

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Në Kosovë po vazhdon bilanci pozitiv i rasteve me koronavirus krahasuar me muajin e kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 589 persona të dyshuar për COVID-19 derisa prej tyre vetëm 43 kanë rezultuar pozitivë.

E thuajse dyfish më i lartë ishte numri i të shëruarve. Gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë janë shëruar 123 pacientë me koronavirus, derisa ka pasur edhe dy raste të vdekjeve të personave me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Bilanci pozitiv i numrit të lartë të të shëruarve ka bërë që në Kosovë këtë muaj të bie shumë numri i rasteve aktive ku tani janë vetëm 1359 nga mbi 3000 sa ishin muajin e kaluar.

Situata është dukshëm më e mirë edhe në spitalet e Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit, janë 92 pacientë me koronavirus që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet Rajonale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat