Haxhiu e VV-së: Ishin rreth 20 mijë veteranë, si u bënë 60 mijë?

Aktuale

Haxhiu e VV-së: Ishin rreth 20 mijë veteranë, si u bënë 60 mijë?

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 00:14
Albulena Haxhiu

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka pyetur se si u bënë 60 mijë veteranë të luftës, kur sipas saj ishin vetëm 20 mijë.

Ajo ka thënë se e di që kanë qenë vetëm 20 mijë veteranë.

“Unë nuk kam qenë në luftë, por familjarët e mi po. Ne e dimë se ishin rreth 20 mijë veteranë të UÇK’së, e si u bënë 60 mijë veteranë”, është shprehur Haxhiu.

 Tutje, ajo tha në DPT te Fidani se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, jo Kosova në Serbi.

“Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, jo ne atje. Ka qenë Vetëvendosje ajo që ka përfshi personat e dhunuar në ligj”, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat