Zbulohet një detaj për shqiptarin që u vra në Novi Pazar

Aktuale

Zbulohet një detaj për shqiptarin që u vra në Novi Pazar

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 00:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lagjen Jalija të Novi Pazarit është vrarë sonte Selatin J. nga Prishtina në të cilin ka shtënë një person i panjohur.

Pas shkembimit të zjarrit, i dyshuari është në arrati dhe po kerkohet nga policia.

Sipas hetimeve fillestare, para se të vritej Selatin J. e ka plagosur me arme një person, e më pas një person deri më tani i paidentifikuar ka shtënë disa herë në Selatin J. i cili ka vdekur.

Sipas burimeve nga policia, viktima është pronar i një agjencie që merret me transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Sipas informatave jozyrtare, vrasjes i parapriu një fjalosje dhe rrahje gjatë të cilës i dyshuari e përdori armën duke shkrepur disa plumba në drejtim të viktimës i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas TVNovi Pazar, në mes Janovës dhe familjes së bashkëshortes së tij ka kohë që ka një mosmarrëveshje. Janova sot ka pasur një seancë gjyqësore me bashkëshorten e tij, ndërkaq sonte ishte i ulur në një lokal në lagjen Jalija.

Sipas dëshmitarëve, aty kanë ardhur me një vetur Xh.P dhe E.SH, e më pas ka ardhur deri te përleshja dhe shkëmbimi i zjarrit, ku Janova ka plagosur Xh.P në këmbë (familjar i bashkëshortes së tij). Më pas armën e ka shkrepur E.SH që ishte vozitës i veturës dhe i ka marr jetën Janovës.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se janë dëgjuar disa të shtëna të armës dhe gjithçka dukej si skenë e filmave aksion.

Për këtë ngjarje dëshmon edhe xhirimi i kamerave të sigurisë që shumë shpejt u bë viral në internet.

Në të shihet e gjithë ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat