Balaj-Halimaj: Gjithçka gati për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Aktuale

Balaj-Halimaj: Gjithçka gati për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 00:36
Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për mbledhjen e nesërme që do të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në një lidhje direkte nga Tirana në Edicionin Special, ajo ka veçuar se gjatë këtij takimi pritet të arrihet marrëveshje për doganat.

Sipas saj, tashmë dogana e Kosovës do të jetë në Durrës.

“Po gjërat përmbajtjesore veç kanë qenë të përgatitura dhe tash më njoftuan se gjithçka është gati për t’u mbajtur kjo mbledhje nesër”.

“Ka marrëveshje siç e kam cekur në fusha të ndryshme – ajo që vlen te ceket është doganat të cilat do të funksionalizohen pak më ndryshe – tashmë do të jetë dogana e Kosovës në Durrës.

“Pastaj do të jetë linja hekurudhore ku grupet tona do të dalim me rekomandimet e tyre, pastaj kemi marrëveshjen në fushën e kulturës dhe sigurisë”.

“Marrëveshja do t’i obligojë të dyja palët që ta kenë pranë njëra-tjetrën”.

“Slogani ‘Bashkë pa Kufij’ ka qenë ideja e Republikës së Shqipërisë . Ne do të mbetemi bashkë pa kufij”.

“Ky kufi ka qenë i pranueshëm për ne. Vendet e zhvilluara çdo kufi po mundohen ta heqin sepse çdo kufi është pengesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat