Edi Rama zëvendëses së Hotit: E shikon sa e mirë je

Aktuale

Edi Rama zëvendëses së Hotit: E shikon sa e mirë je

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 12:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministres së Kosovës, Albulena Balaj-Halimi për të shtjelluar tutje marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy shteteve.

Rama ka thënë se po ia jep fjalën zëvendëskryeministres pasi ka taksiratin t’i bëjë dy shqiptarë bashkë.

“Unë dua t’ia jap fjalën zëvendëskryeministres e cila ka taksiratin e veçantë që t’i bëjë bashkë dy palë shqiptarë”, ka thënë Rama.

Por zëvendëskryeministrja ka tërhequr fjalën e saj, pasi tha se dy kryeministrat patën pak a shumë fjalën e njëjtë sa i përket marrëveshjeve që do të nënshkruhen.

“Faleminderit kryeministër, ndoshta jo taksirat sa kënaqësi, fjala ime ishte në funksion të shpjegimit të çdo marrëveshje që u bë sot por meqë dy kryeministrat e patët fjalën pothuajse të njëjtë unë po e tërheqë fjalën”, tha ajo.

E kryeministri Rama ia ka kthyer Balaj-Halimit duke i thënë se je shumë e mirë dhe e veçantë.

“E shikon sa e mirë dhe sa e veçantë je, sa mirë na kupton”, u shpreh Rama me humor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat