Pacolli: Dialogun po e udhëheq një person i cili nuk e njeh këtë proces

Aktuale

Pacolli: Dialogun po e udhëheq një person i cili nuk e njeh këtë proces

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:28
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Pacolli tha se dialogun po e udhëheq një person i cili nuk e njeh këtë proces.

Këto komente ajo i bëri në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi.

“Qytetarëve duhet të ua përkujtojmë se kush negocion në emër të Kosovës? Një person që nuk ka legjitimitet dhe që nuk e di se çfarë është dialogu. Edhe vet e ka pranuar se nuk e njeh procesin e dialogut dhe nuk i njeh prapaskenat e tij”.

Ajo theksoi se nga marrëveshjet e arritura në dialog gjatë viteve 2011-2017 Kosova nuk do të përfitojë as kësaj here.

“Procesi i dialogut me Serbinë është proces që kërkon udhëheqës kompetent, e me legjitimitet të plotë qytetarë. Kërkon udhëheqës që respekton parimin dhe interesin shtetëror, që fillon nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore. Kjo qeveria ilegale dhe ky kryeministër jolegjitim, nuk kanë legjitimitet dhe as kompetencë profesionale të negociojë dhe të dialogoi në emër të Kosovës”.

“Siç nuk ka përfituar asnjëherë Kosova asgjë nga viti 2011, nuk do të përfitojë as tani fatkeqësisht. Çdo dialog me Serbinë që fillon pa shqyrtim dhe pa dhe pa vlerësim të vitit 2011-2017-të, pa vlerësuar rezultatet e tyre”.

“Pa vendosur qartë synimet e Kosovës ndaj Serbisë, pa parime dhe pa kushte, pa ekip negociator të përgatitur mirë dhe pa strategji është i destinuar të dështojë dhe t’i bëj dëm vendit.

Sipas kësaj ky dialog do t’i sjell shumë dëme Kosovës.

“Si dhe çdo dialog që fillon me Serbinë duhet të ketë debat në këtë vend, dhe debat nuk ka pasur se çfarë duhet të negocojë Kosova dhe çfarë nuk duhet të negociojë. Duhet të ketë debat me shoqatat e familjeve të pagjetur, pakicat dhe me ekspertët e fushave të ndryshme. Negociatat duhet të zhvillohen edhe me Bashkimin Evropian si ndërmjetësuese e dialogut. Dialogu nuk ishte dashur të fillonte kështu. Dialogu që ka rifilluar ky kryeministër ilegale i ka sjell Kosovës shumë dëme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat