Bislimi: Reagimi i LDK-së për arrestimin e Haki Rugovës është i arsyeshëm

Aktuale

Bislimi: Reagimi i LDK-së për arrestimin e Haki Rugovës është i arsyeshëm

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 00:16
Faton Bislimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Faton Bislimi, ka thënë se nëse ka vepër që duhet akuzuar nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, këtë duhet ta vërtetojë Gjykata. Ai ka thënë se duhet qenë të rezervuar lidhur me këtë çështje dhe t'ia lënë drejtësisë.

“Ne nuk kemi arritur të krijojmë një sistem të drejtësisë që i besojmë. Shembulli më i mirë është tërheqja e ambasadës amerikane nga procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Kjo është një shuplakë e madhe për Kosovën. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi për këtë, përfshirë edhe LDK-në. Ne duhet ta luftojmë të keqen, dhe fakti i dëgjimeve të Prontos, na lë të besojmë se LDK-ja s’ka pasur direkt ndikim në drejtësi”, ka deklaruar Bislimi.

Ai tutje ka thënë se ky është moment i fundit kur duhet kthyer sistemi i drejtësisë në vijë dhe të respektohet plotësisht ligji.

“Duke e njohur problemin, ne duhet ta gjejmë zgjidhjen. Në të njëjtën kohë, duhet t'i falënderojmë të gjithë ata punonjës të drejtësisë që punojnë në anën e së drejtës dhe krijimit të qëndrimeve që e respektojnë ligjin”, ka shtuar ai.

Bislimi ka thënë se reagimi i LDK-së për arrestimin e Rugovës ishte reagim i pritshëm, dhe do e bënte çdo parti politike.

“Reagimi i LDK-së ka qenë reagim që do pritej nga çdo secila parti politike, nëse nënkryetari i një partie, arrestohet siç është arrestuar zotëri Rugova, veçanërisht kur besohet se avokati ka thënë se është e pabazë, mënyra si ka ndodhur ngjarja”, ka potencuar ai.

Ai ka shtuar se prokuroria e ka dëmtuar kryetarin e Rugovës ndërsa për fajësinë apo pafajësinë e tij, do i mbetet drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat