Besa Gaxherri bëhet “tym”, gati sa s’e ndezi cigaren brenda Kuvendit

Aktuale

Besa Gaxherri bëhet “tym”, gati sa s’e ndezi cigaren brenda Kuvendit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 10:19
Besa Gaxherri

S’është hera e parë, pavarësisht se një e tillë është e ndaluar.

Brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, madje në mes të seancës, e cila edhe shikohet live nga qytetarët, deputetët shpesh i kemi parë të shpërqëndruar, duke shëtitur, vizatuar e edhe duke luajtur me celularë.

Por, të zgjedhurit e popullit, shkojnë edhe përtej kësaj.

Ata paraqiten me cigare në seanca, një shembull ky aspak i mirë.

Besa Gaxherri, deputete e LDK-së, dje gjatë seancës, u shfaq me një cigare në dorë. Duket se diçka e ka bërë nervoz.

Shih foton:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat